Site icon Telegrafi

Terreni i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ vazhdon të përmirësohet pas ankesave të UEFA-s

Ka filluar të përmirësohet gjendja në fushës e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, pas vërejtjeve të marra nga UEFA ditë më parë.

Fusha ishte në gjendje jo të mirë për shkak të ngarkesës së ndeshjeve kampionale ku luajnë Prishtina dhe Flamurtari.

Të hënën, katër-pesë punëtorë janë parë duke rregulluar fushën e cila tani duket në gjendje të mirë.

Kosovë ndeshjen e parë e luanë ndaj Danimarkë luhet të enjten, kurse Kosovë – Bullgari më 25 mars.

Sot (e hënë) Kosova e zhvillon stërvitjen e parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kishte qenë UEFA që ishte shqetësuar për gjendjen e fushës dhe tani mirëmbajtja po shkon shumë mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version