Telegrafi

Termokosi përgënjeshtron policinë, nuk është gjetur koktej molotovi

Termokos përmes një kumtese për media ka përgënjeshtruar Policinë e Kosovës se në objektin e tyre janë gjetur koktej molotovi.

Më poshtë lexoni të plotë reagimin e Termokosit:

“NP ‘Termokos’ SH.A, sqaron  opinionin e gjerë dhe gjithë konsumatorët se si pasojë e një gabimi, që është përvjedhur në komunikatën e lëshuar sot në mëngjes nga Policia e Kosovës, në të cilën thuhet se në një depo të ‘Termokosit’ janë gjetur 50 çanta me koktej molotovi, nuk ka të bëjë asgjë me të vërtetën.

Në fakt, objekti i bastisur nuk është pronë e ‘Termokos’-it dhe nuk ka të bëjë asgjë me kompaninë tonë. Për më tepër ky objekt është në distancë rreth 100 metra larg nga ‘Termokos’.

Përndryshe, veprimtaria në NP ‘Termokos’ SH.A  është duke u zhvilluar normalisht pa kurrfarë pengesash. /Telegrafi/