Statistikat kanë treguar se nga viti në vit ka rënë prodhimi i energjisë elektrike nga termocentralet, nga ku 2/3-ta përfshihet në prodhimin vendor të rrymës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave, në vitin 2015, krahasuar me vitin paraprak, ka rënë prodhimi i termocentraleve, me 12%. Rënia më e madhe është regjistruar në vitin 2013, kur prodhimi pësoi rënie për 16%.
Sipas ekspertëve të energjetikës, mungojnë investimet në kapacitetet energjetike, ndërkaq pajisjet janë vjetërsuar. ELEM-i thotë se prodhimi përshtatet me nevojat e kërkesës së amvisërive dhe ekonomisë së vogël.
Rritja e prodhimit i faturohet liberalizimit të tregut, kurse teprica shitet./Telegrafi/