Site icon Telegrafi

Tërmkolli për rastin në Karaçevë: T’i tregohet vendi Serbisë sot, duhet takim urgjent me komandantin e KFOR-it dhe notë proteste

Foto: Arkiv

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka reaguar ashpër pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin veprime të menjëhershme.

Tërmkolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se do të duhej që sot të dërgohej një notë proteste, të bëhej një takim urgjent me komandantin e KFOR-it.

Lexo po ashtu Hoti reagon pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë

“Kështu si jemi, xhandarmëria serbe mund të hyjë e të dalë anë e përtej Kosovës kur të dojë! Nuk është hera e parë që xhandarmëria serbe hyn në Karaçevë (Kamenicë), por kësaj radhe me sa duket ka mësye pak më tej. Institucionet tona shtetërore, askund! Një takim urgjent me komandantin e KFOR-it do të duhej bërë sot. Një notë proteste dhe tregimi i vendit Serbisë, do të duhej bërë sot. Një njoftim DASH-it dhe BE-së do të duhej bërë sot, se me ofensivat e pandalshme të Serbisë ndaj Kosovës, si ato politike, diplomatike dhe provokimet e pandalshme policore, ku është kuptimi i bisedimeve?! Për ata që kanë iluzione, Serbia do të jetë kështu gjithnjë, madje edhe më keq nëse bëjmë sehir si deri tani. Ky është dialogu i vërtetë i Serbisë! Politika duhet të veprojë pa ndalë në të gjitha segmentet dhe nga të gjitha institucionet”, shkruan Tërmkolli.

Lexo po ashtu Shqetësohen banorët e Karaçevës, xhandarmeria serbe filmohet nga kamerat e sigurisë duke kaluar në parkingun e një restoranti

Ndryshe, mbrëmë është raportuar se xhandarmëria serbe ka hyrë thellë në territorin e Republikës së Kosovës, teksa është parë duke patrulluar në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

Lexo po ashtu Dalin pamje të reja të xhandarmërisë serbe në Karaçevë, kërkohet intervenimi i KFOR-it dhe institucioneve qendrore të Kosovës

Reagime ka pasur që nga mbrëmë në lidhje me këto veprime, ndërsa është kërkuar edhe intervenimi i KFOR-it, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i. /Telegrafi/

Exit mobile version