Telegrafi

Terminali i ri dëshmon se Aeroporti është ‘Gati për Botën’

Gjatë tërë vitit, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ Limak Kosova u shoqërua me slloganin ‘Gati për botën’ e cila dëshmon që ky aeroport është më shumë se i gatshëm për të operuar me të gjitha fluturimet dhe udhëtarët që fluturojnë nga/për në destinacionin e Prishtinës.

As dhe për një moment të vetëm nuk është vërejtur të ketë pengesa në fluturime dhe procesimin e udhëtarëve në Terminalin e ri, edhe pse ky ishte viti i parë i operimeve në të.

Përveç që nuk kishte pengesa, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” u shpërblye me Letrë Mirënjohjeje në muajin Mars për të arriturat e larta në fushën e Informacionit dhe Teknologjisë te instaluar në Terminalin e ri. Kjo Letër e Mirënjohjes u dha nga ICTS Media me qendër në Shqipëri për të vazhduar me marrjen e Certifikatës për Performancën me Kohë nga kompania e mirënjohur ajrore botërore, Easy Jet, e cila vepron në më shumë se 100 aeroporte. Në muajin Nëntor rrëmbeu një tjetër çmim, atë të Cilësisë së Dizajnit të Çelikut duke konkluduar se ky Terminal ka teknologjinë dhe cilësinë më të mirë në vend.

Në ceremoninë e hapjes, koncesionari kishte premtuar se do të ndërtoj aeroportin më bashkëkohor ndërkombëtar në rajon për të shërbyer si një urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe botës dhe ky premtim tani ka quar drejt nje performance dhe procesimi ne kohe rekord te fluturimeve dhe udhetareve.

Terminali i ri u përurua vitin e kaluar më 23 Tetor 2013 në investimin që përbëhej prej rreth 130 milionë euro për ndërtimin e Terminalit, kullës dhe ndërtesave tjera përcjellëse.