Telegrafi

Terminali doganor në Qafë Thanë lehtëson shkëmbimin e mallrave në mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i Drejtorisë së Doganave, Gjoko Tasevski sot bën kontroll të punimeve të ndërtimit të terminali në vendkalimin kufitar në Qafë Thanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekt, siç njofton kryministri, përfshinë ndërtimin e një terminali të ri eksportues dhe importues me sipërfaqe 9.5 metra katror, rrugë të hapura, objekt për doganim dhe objekte tjera inspektuese.

“Ky terminal do të sjell rritjen e qarkullimit të mallrave, do të zvogëlojë kohën e pritjes në kufij, do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën me mjete moderne për inspektim. Kjo do të përshpejtojë dhe lehtësojë tregtinë përmes kësaj pike kufitare me Republikën e Shqipërisë, ndërsa në të njëjtën kohë lehtëson dhe përshpejton transportin përgjatë Korridorit Panevropian 8”, tha Zaev./Telegrafi/