Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi sot se një tërmet i ri ka goditur shtetin turk.
Tërmeti me magnitudë 4.2 shkallë të Rihterit, epiqendrën e kishte në qytetin e Kahramanmarasit.
Tërmeti i thellë prej 22.17 kilometrash shkaktoi një panik të shkurtër te qytetarët, raporton t24.
Sipas njoftimeve të para, tërmeti nuk ka shkaktuar vitkima apo dëme materiale.
Shkencëtari i Tokës, Prof. Dr. Naci Gorur bëri një vlerësim të tërmetit që ndodhi sot duke deklaruar se kjo ishte një pasgoditje e tërmeteve të 6 shkurtit.
“Tërmet 4.1 në Maraş, Hugtaş-Goksun. Ndoshta pasgoditja e tërmetit të Elbistanit të 6 shkurtit. Pas thyerjes së çarjes së Çardakut, akumulimi relativ i ‘stresit’ u rrit në rajonin e Göksun, në zonën e çarjes Savrun. Midis zonave të thyerjes Savrun dhe Saimbeyli, ka tërmete të vogla drejt pellgut të Adanasë”, deklaroi ai.
Ndryshe, Turqi u godit këtë vit nga disa tërmete që shkaktuan vdekjen e mbi 50 mijë personave. /Telegrafi/