Ovgun Ahmet Ercan, ekspert i tërmeteve dhe inxhinier i gjeofizikës, tha se tërmeti që goditi jugun e Turqisë çliroi energjinë e barabartë me shpërthimin e 130 bombave bërthamore.
Tërmeti, i cili pritej prej dekadash në çarjen tektonike Hatay-Osmanija-Kahramanmaras-Gaziantep, ishte me magnitudë 7.8, që është afër shpërthimit të 130 bombave bërthamore, transmeton Telegrafi.
https://twitter.com/who98408150/status/1622475107368341505?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1622475107368341505%7Ctwgr%5E94fe8e23cf8191b0db49ae87f9443dbf157a44c4%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fnews.sky.com%2Fstory%2Fturkey-and-syria-earthquake-latest-at-least-195-people-killed-in-7-8-magnitude-tremor-12804459
Tërmeti zgjati 43 sekonda dhe ndodhi mjaft cekët në një thellësi prej vetëm pesë kilometrash. Megjithatë gjatë ditës ishte raportuar nga disa media turke, se tërmeti mund të ketë zgjatur deri në 100 sekonda.
“Është një fatkeqësi e madhe në një ditë të ftohtë dimri. Vendi ku ndodhi tërmeti është kryqëzimi i katër pllakave kryesore. Pllakat e Detit të Vdekur, Anadollit Lindor, Mburojës Arabe dhe Portit të Qipros”, shpjegoi shkencëtari.
Sipas të dhënave të deritanishme, më shumë se 1000 persona humbën jetën nga tërmeti në Turqi, e nëse llogariten edhe viktimat nga tërmeti në Siri, numri i tyre shkon në mbi 2300.
Parashikimet më të këqija thonë se shifra përfundimtare mund të jetë deri në 10 mijë njerëz. /Telegrafi/
Footage from the turkish city of Kahramanmaraş shows the immense damage the earthquake caused.
— Faytuks News (@Faytuks) February 6, 2023