Telegrafi

Tërmeti në Zagreb, një 15-vjeçar vdes nën gërmadha

Kryeqyteti kroat është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm, që ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në objekte, ndërsa i ka detyruar banorët që po përballjen me mbylljen si pasojë e coronavirusit, të dalin përjashta banesave.

Viktimë e dridhjeve, është bërë një 15-vjeçar që është mbytur në gërmadha, derisa një fëmijë i ka mbijetuar plagëve, megjithëse fillimisht u konsiderua si i vdekur, transmeton Telegrafi.

Mediet kishin raportuar më herët, se ky fëmijë kishte vdekur në spital, pasi ishte dërguar me emergjencë nga Djordjiceva 13, por më pas u mësua se gjendja e tij është në rregull. Gjatë mëngjesit të sotëm, ka pasur tri dridhje të fuqishme, të gjitha në veri të Zagrebit.

I pari me magnitudë 5.3 goditi në orën 06:24, i dyta me 5.0 ndodhi në 07:01, si dhe i treti në 07:41, me kapacitet 3.7 shkallë.

Ka pasur edhe dy tërmete të tjera, të dyja me magnitudë 3.0, që ndodhën gjashtë kilometra në veri të Zagrebit në orën 09:04 dhe 09:10. /Telegrafi/