Site icon Telegrafi

Tërmeti në Shqipëri, LVV nis mbledhjen e ndihmave për familjet e prekura

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka nisur mbledhjen e ndihmave për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

LVV përmes një njoftimi për media ka thënë se, tërmetet e mbrëmshme në Shqipëri kanë tronditur vendin, transmeton Telegrafi.

“Me ngushëllimet për të gjithë familjet e viktimave dhe në mbështetje të të lënduarve e familjeve të mbetura pa strehë, po mobilizohemi për të ndihmuar. Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon tri pika grumbullimi, në zyrat tona në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, për grumbullimin e ndihmave siç janë ushqimi i paketuar, rrobat të ngrohta për çfarëdo moshe, batanije e shtroje, barna (paracetamol dhe vitamina)”, thuhet në njoftim.

LVV bën të ditur se pas  grumbullimit, ndihmat do të transportohen në Shqipëri në koordinimet me Emergjencat Civile.

Pikat grumbulluese:

Zyra e LVV-së në Prishtinë
Rr. Kasëm Haxhimurati nr. 12
Ne lagjën Arbëri/Dragodan

Zyra e LVV-së në Prizren
Rr. Adem Jashari nr. 104
Në qendër, ngjitur me QMI, afër Shtëpisë së Bardhë

Zyra e LVV-së në Gjakovë
Rr. Ismail Qemali pn
Te çarshia e vjetër, përballë Rektoratit

Deri tani nga tërmeti në Shqipëri kanë humbur jetën nëntë persona, ndërsa mbi 600 tjerë janë lënduar./Telegrafi/

Exit mobile version