Site icon Telegrafi

Tërmeti në New York bën që mediat sociale të shpërthejnë me postime gazmore: Njëri prej tyre është edhe vetë ndërtesa e famshme “Empire State Builidng”

Qyteti i New Yorkut u trondit nga një tërmet historik me magnitudë 4.8 ballësh të Rihterit.

Banorët e tronditur u dyndën shpejt në mediat sociale për të ndarë reagimet e tyre ndaj tërmetit të rrallë.

Lexo po ashtu Tërmeti më i madh në zonën e New Jorkut në 40 vjet - publikohet momenti kur dridhet ndërtesa e OKB-së

Tërmeti ishte 4.8 dhe dridhjet u ndjenë në qytetin e New Yorkut, shtetet e Philadelphia, New Jersey dhe pjesë të Connecticut, shkruan dailymail.

Epiqendra e tërmetit ishte afër Readington në Hunterdon County në New Jersey, sipas guvernatorit Phil Murphy.

Përdoruesit në platformën X bënë shaka rreth asaj se sa të tronditur, fjalë për fjalë dhe figurativisht, ishin nga tërmeti që goditi Bregdet Lindor.

Lexo po ashtu Si kurrë më parë, filmohet momenti kur Statuja e Lirisë luhatet nga tërmeti që e goditi New Yorkun

Njëri prej tyre është edhe vetë ndërtesa e famshme “Empire State Builidng”, e cila ka shkruar se “unë jam mirë”.

Shikoni më poshtë disa prej reagimeve gazmore në rrjetet sociale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version