Site icon Telegrafi

Tërmeti në Marok, momenti kur një burrë largohet “në sekondën e fundit” nga ndërtesa që veçse filloi të rrëzohej

Momenti kur një burrë shmangu bllokimin dhe si pasojë edhe vdekjen pas rrëzimit të një ndërtese, gjatë tërmetit vdekjeprurës të Marokut është filmuar nga kamerat e vëzhgimit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë rrënojat nga ndërtesa në Marrakesh duke rënë në rrugën ku qëndronte burri.

Dhe siç mund të shihet në pamje, ai arrin të largohet “në sekondën e fundit” nga aty, duke shpëtuar nga më e keqja.

Lexo po ashtu Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin pasojat e tërmetit të fuqishëm që goditi të premten Marokun

Ndryshe, tërmeti shkatërrues që goditi të premten mbrëma pjesën qendrore të Marokut, është më i fuqishmi në atë rajon në 100 vitet e fundit.

Derisa numri i të vdekurve është duke u rritur, raportet më të fundit flasin për 2 mijë të vdekur dhe me mijëra tjerë të lënduar.

Epiqendra e tërmetit ishte në male, 71 kilometra në jugperëndim të Marakeshit, në një thellësi prej 18 kilometrash. /Telegrafi/

Exit mobile version