Telegrafi

Tërmeti në Marok duket se dëmtoi Xhaminë Tinmal të shekullit të 12-të

Një tërmet me magnitudë 6.8 goditi Marokun të premten në mbrëmje duke lënë të vdekur 1,037 persona dhe qindra të lënduar.

Si pasojë e këtij tërmeti pati edhe dëme të mëdha materiale dhe imazhet e publikuara në internet tregojnë shkallën e dëmit në Xhaminë Tinmal në malet e Atlasit të Lartë, një shembull kryesor i arkitekturës Almohad, Telegrafi.

Xhamia e shekullit të 12-të shërbeu si model për xhaminë Koutoubia në Marrakesh dhe xhaminë Giralda në Sevilje, tha për CNN një ish-ministër i kulturës marokene.

Ndryshe, si rrjedhojë e këtij tërmeti ekziston frika se mund të rrafshohen fshatra të tëra.

Lexo po ashtu Çfarë dimë për tërmetin në Marok dhe a është përballur vendi me dukuri të shumta të këtij lloji më parë?

Epiqendra ishte në një zonë me popullsi të rrallë të Maleve të Atlasit të Lartë, 71 kilometra në jug-perëndim të Marrakeshit, një destinacion i madh turistik. /Telegrafi/