Site icon Telegrafi

Tërmeti në Korçë, disa persona të lënduar dhe 5 banesa të dëmtuara

Lëkundjet e forta të tërmetit me epiqendër në fshatin Mollas të Korçës kanë lënë pas katër persona të plagosur dhe disa shtëpi të dëmtuara.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Gjeoshkencës raportojnë se lëkundjet e para janë ndjerë në orën ora 04:26:17 të mëngjesit të sot, ku  është regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 5.3 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.710 në Lindje, me thellësi 14 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Floq, të bashkisë Korçë.

Burime për Top Channel raportojnë se 5 persona janë plagosur nga shembja e banesës.

Nga informacionet e marra është raportuar se lëkundjet e tërmetit janë ndier në zonat përreth epiqendrave, në Nj.A., Mollaj, fshatin Dvoran, raporton për 2 banesa të dëmtuara dhe në fshatin Floq 3 banesa, vazhdon monitori i situatës.

Lëkundjet sizmike me intensitet më të ulët vazhdojnë të ndihen në vazhdim në jug të vendit, si Gjirokastër e Korçë. Nga të gjitha qarqet e vendit nuk janë raportuar situata të jashtëzakonshme. Situata po ndiqet në vazhdimësi me prefekturat dhe gjithë institucionet. Lëkundje të forta tërmeti janë ndierë edhe në kryeqytet rreth orës 09:15, por nuk ka informacione  për dëme.

Më pas lëkundjet e tërmetit kanë vijuar si më poshtë:

Më datë 01.06.2019, ora 04:33:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=5 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.670 në Lindje, me thellësi 18 km dhe me epiqendër, 16 km në jug-lindje Mollaj, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:43:11 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.7 Rihter, me koordinata 40.440 në Veri dhe 20.760 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 18 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:51:57 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.7 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.810 në Lindje, me thellësi 13 km dhe me epiqendër, 15 km në jug-lindje Nikolicë, të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 04:56:40 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.2 Rihter, me koordinata 40.470 në Veri dhe 20.780 në Lindje, me thellësi 4 km dhe me epiqendër, 17 km në jug të bashkisë Korçë.

Më datë 01.06.2019, ora 06:20:49 (GTM), Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=3.9 Rihter, me koordinata 40.450 në Veri dhe 20.770 në Lindje, me thellësi 3 km dhe me epiqendër, 16 km në jug të bashkisë Korçë. /tch/

Exit mobile version