Telegrafi

Tërmeti në Japoni, 3 të vdekur dhe 200 të lënduar  

Një tërmet i fortë në Osaka të Japonisë, ka lënë të vdekur së paku tre persona, duke përfshirë një fëmijë, dhe më shumë se 200 të lënduar.

Për shkak të tërmetit me magnitudë 6.1, aeroportet në zonë ishin mbyllur për disa orë, linjat e trenit u ndërprenë, dhe fabrikat u detyruan që të ndalin prodhimin, raporton BBC.

Japonia kryesisht është vend ku ndodhin tërmete të shpeshta, dhe me magnituda mjaft të larta. Tërmeti po ashtu ka prekur edhe disa pjesë tjera të vendit si Kyoto, Hyogo dhe Shiga.

Foto: AP