Telegrafi

Tërmeti në Itali, shikojeni momentin kur gruja del vrap nga shtëpia (Video)

Është regjistruar momenti kur një grua vrapon të dal nga shtëpia në momentin e lëkundjes së fortë sizmike me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e kësaj të diele në orën 7.40.

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë brenda një shtëpie në veri të Romës shohim se si pronarja e veshur me pizhama vrapon të dal jashtë, ndërsa macja qëndron e ulur pa lëvizur.

Lëvizja e kamerës tregon se sa e fortë ka qenë tronditja nga e cila dhjetra persona kanë mbetur të plagosur, dhe ndërtesa të tëra janë shembur nga Norcia në Umbria.