Një tërmet me magnitudë 4,5 të mërkurën përshkoi një zonë më pak se 50 kilometra nga termocentrali bërthamor në Bushehr i Iranit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti, i cili kishte një thellësi prej 10 kilometrash, goditi 17 kilometra në jug-juglindje të qytetit Borazjan në 6:49 të mëngjesit, ka thënë Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së në faqen e tij të internetit.
#BREAKING Magnitude 4.5 quake hits area near Iran nuclear power plant: USGS pic.twitter.com/XCKws5vp9J
— AFP News Agency (@AFP) January 8, 2020
Ndërkohë, Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA tha që tërmeti u ndje në Bushehr, vendi i termocentralit të vetëm bërthamor të vendit. /Telegrafi/