Telegrafi

Tërmeti i fuqishëm në Shkup, evakuohen qendrat tregtare

Para një ore në Shkup me rrethinë ka ndodhur një termet i fuqishëm, fuqia e të cilit ka dridhur edhe Kosovën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëpër edicionet qendrore të disa televizioneve vendore është njoftuar se qendrat tregtare: City Mall, Capitoll Mall dhe Ramstore Mall janë evakuar qytetarët që gjendeshin brenda.

Përndryshe, sot është e dyta herë që tërmeti e dridh Maqedoninë. Në mëngjes e dridhi me 4.4 shkallë të rihterit kurse tani me 5.1 shkallë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Këshilla se si duhet të reagoni në kohë kur ka tërmete
Lexo po ashtu ”Tërmete si sot ndodhin çdo 15 vite” (Video)