Telegrafi

Tërmeti i fuqishëm në Filipine, momenti i “këputjes” së një vinçi gjigant – materialet e ndërtimit përplasen në ndërtesë dhe bien drejt tokës

Një tërmet i fortë që tronditi Filipinet të premten çoi në rrëzimin e një vinçi ndërtimi gjigant.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërmeti me magnitudë 6.7 goditi rreth 30 kilometra në jugperëndim të zonës bregdetare të Saranganit pak pas orës 16:00.

Dhe disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë “këputjen e vinçit”, duke bërë që materialet e ndërtimit që mbante të përplaseshin në ndërtesë dhe të bien drejt tokës.

Një stacion lokal lajmesh raportoi se një shtëpi u godit nga një pjesë e mbeturinave të mëdha nga incidenti.

Policia e qytetit të Davos raporton se askush nuk u lëndua nga shembja.

Ndryshe, disa media kanë raportuar se të paktën një person vdiq nga tërmeti me të paktën 18 të tjerë të lënduar. /Telegrafi/