Telegrafi

Tërmeti i fuqishëm godet Filipinet, nga dridhjet derdhet uji i pishinës së ndërtuar në maje të ndërtesës së lartë (Video)

Filipine është goditur dje nga një tërmet i fuqishëm prej 6.3 Rihter, ku si pasojë e dridhjeve janë shkundur shumë ndërtesa, kurse banorët e kapluar nga paniku vraponin në të gjitha anët që t’i shpëtojnë më të keqes.

E këto momente të dridhjes së tokës janë publikuar në rrjetet sociale, ku dy prej tyre ua kanë tërhequr më së shumti vëmendjen të gjithëve, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për videon ku nga maja e një ndërtese të lartë në qytetin Manila, derdhje sasi e madhe e ujit. Sipas mediave lokale, uji derdhej nga një pishinë e ndërtuar në një apartament luksoz (penthouse) në katin më të lartë të ndërtesës.

Ndërtesa “Ancor Skysuits” është ndërtuar së fundmi kurse zyrtarisht ka hapur dyert në vitin 2015. Konsiderohet si një nga ndërtesat më të larta.

Manila Buletin ka publikuar të dy video në YouTube, ku shihet se si sasia e madhe e ujit derdhjet nga 190 metra lartësi. Kurse epiqendra e tërmetit që goditi Filipinet, ishte rreth 60 kilometra në veriperëndim të Manilës. Sipas mediave lokale raportohet për pesë persona të vdekur. /Telegrafi/