Mëngjesin e sotëm rreth orës 7.40 minuta një termet prej 3.7 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur shtetin grek ku dridhjet janë ndier edhe në disa qytete të Maqedonisë.
Qytetet jugore të vendit përfshirë Prilepin dhe Manastirin i kanë ndier më shumë dridhjet e pikërisht banorët që jetojnë në kate të larta të ndërtesave, mirëpo nuk ka ndonjë dëm material vetëm se panikë dhe frikë tek qytetarët, njofton zhurnal.mk.