Në Maqedoni nuk ndalen tërmetet por ajo çka bie në sy është edhe paniku i qytetarëve gjatë dridhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri tani kemi parë të jenë dridhur markete, shitore, shtëpi, qendra tregtare dhe studiot e televizionit publik RTVM 1 dhe Kanal 5.
Këtë herë është publikuar video ku shihet dridhja e studios ku mbahej emisioni ”Të gjithë ose pak” i drejtuar nga moderatorja sexy Lila Filipovska. Ajo apelon që mos të bëhet panikë dhe mos lëshohet emisioni.
E gjithë kjo ndodhi derisa ata prisnin të vazhdonin transmetimin.
Maqedonia për tre ditë ka qenë pikë e dridhjeve të tërmeteve ku më i fuqishmi ka qenë prej 5.3 shkallë të Rihterit./Telegrafi/