Site icon Telegrafi

Tërmetet shkundin përsëri Korçën

Korça nuk po gjen qetësi nga tërmetet. Mbrëmë në orët e vona janë dëgjuar disa lëkundje të njëpasnjëshme.

Lëkundjet e fundit u shënuan rreth orës 22:22. Kjo ka sjellë panik tek qytetarët e Korçës të cilët akoma nuk i kanë harruar lëkundjet e 1 qershorit.

Lëkundjet e tërmetit të mbrëmshëm kanë qenë me magnitutë 3,7 ballë dhe me thellësi 25 km. Epiqendra ka qenë fshati Nikolicë, i cili ndodhet në jug të Korçës, raporton tch.

Kujtojmë që me 1 qershor Korça përballoi tërmete të fuqishme sidomos në fshatrat Floq dhe Qafzez, fshatra këto me dëmtimet me të mëdha nga tërmetet.

Exit mobile version