Në Maqedoni nuk ndalen tërmetet por ajo çka bie në sy është edhe paniku i qytetarëve gjatë dridhjeve.
Të burgosurit e Maqedonisë kanë kërkuar që të ju hapen dyert me grila dhe të jenë të gatshëm për të ikur nga qelitë nëse ndodh ndonjë tërmet i madh.
Këtë kërkesë ata e bëjnë se gjatë tërmeteve dhe zjarreve brenda në burgje do të rrezikonin edhe jetët e tyre pasi dyert janë të mbyllura me çelës dhe burgjet nuk kanë ndonjë sistem që do të hapte automatikisht të gjithë dyert menjëherë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mbrëmë, në moment panike të burgosurit kanë filluar të bërtasin dhe është dashur të reagojë edhe drejtori i burgut që të hapen të gjitha dyert, proces ky që ka zgjatur një orë.
Televizioni Telma ka provuar që të marrë përgjigje nga drejtori i burgut në Idrizovë Zhivko Pejkovski për këtë problem por ai ka thënë se duhet pyetur udhëheqësit e ministrisë të drejtësisë për këtë hap pasi ai nuk është kompetent.
Të burgosurit kjo përgjigje i ka irrituar duke kërkuar që të ndalohen lojërat e institucioneve me jetën e tyre./Telegrafi/