Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Italia dhe Greqia kanë nisur avionët dhe skuadrat speciale në ndihmë të Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë.
“Të gjithë miqtë e Shqipërisë po aktivizohen me shpejtësi. Kryeministri Conte e kryeministri Mitzotakis nisën avionët me skuadrat speciale, Presidenti Macron e Presidenti Erdogan më shprehën gatishmërinë për çdo nevojë. Ambasadat e BE/SHBA kanë njoftuar qysh herët gatishmërinë.Kontaktet vazhdojnë intensivisht. Qysh herët më ka telefonuar edhe Presidenti Thaçi, i cili ka aktivizuar skuadrat speciale të FSK drejt zonave të krizës emergjente për nxjerrjen e njerëzve ende nën rrënoja.Vazhdojnë kontaktet, ndërkohë që në terren po bëhet gjithçka e mundur, në çdo pikë ku ka rrënoja, si edhe për të asistuar të gjithë të dëmtuarit që kanë nevojë për ndihmën shëndetësore”, ka shkruar Rama në Facebook.
Deri tani raportohet për gjashtë persona që kanë humbur jetën si pasojë e goditjeve të forta të tërmetit. /Telegrafi/