Site icon Telegrafi

Tërmetet e fuqishme dhe vdekjeprurëse që kanë goditur Marokun

Tërmeti i së premtes është më vdekjeprurësi që ka goditur Marokun në më shumë se 60 vjet.

Kjo pasi tërmeti i fundit i fuqishëm ishte në vitin 1960 dhe goditi Agadir – një qytet në bregdetin jugor të Atlantikut të Marokut, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht magnitudës së tij mesatare 5.8 – dukshëm më i vogël se tërmeti i së premtes me magnitudë 6.8 – lëkundjet e vitit 1960 ishin në një thellësi relativisht të cekët.

Ajo rezultoi në lëkundje të dhunshme sipërfaqësore, duke shkatërruar pjesë të mëdha të qytetit dhe duke vrarë midis 12,000 dhe 15,000 njerëz – një e treta e popullsisë së qytetit në atë kohë.

Përveç tyre, 12,000 të tjerë u plagosën, me të paktën 35,000 njerëz të mbetur pa shtëpi.

Maroku përjetoi gjithashtu ndikimet e tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 në Portugali në vitin 1969.

Si pasojë, e tij, vdiqën gjithsej 13 njerëz – 11 në Marok dhe dy në Portugali.

Pasojat e tërmetit të Agadirit të vitit 1960

Rreth 630 njerëz vdiqën gjithashtu dhe 926 të tjerë u plagosën gjatë tërmetit me magnitudë 6.3 në Al Hoceima, në bregun verior të Marokut, në vitin 2004.

Ndoshta më vdekjeprurësi, megjithatë, goditi Marokun në 1755 – një tërmet që shkatërroi qytetet e Fez dhe Meknes.

Më shumë se 15,000 njerëz mendohet të kenë vdekur nga ky tërmet. /Telegrafi/

Exit mobile version