Site icon Telegrafi

Tërmete të fuqishme në Kili dhe Bangladesh

Tërmete të fuqishme kanë ndodhur në dy vende të ndryshme të botës.

Në fakt, Kili dhe Bangladeshi janë goditur nga dy tërmete me fuqi pothuajse të njëjtë.

Tërmeti me magnitudë 5.7 ballësh të shkallës së Rihterit goditi rajonin kilian, Tarapaca.

Kështu njoftoi sot Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), e cila shtoi se tërmeti ka qenë në një thellësi prej 103 kilometrash.

Ndërkohë, një tërmet me magnitudë 5.8 ballësh të shkallës së Rihterit goditi sot Bangladeshin.

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 10 kilometrash, raporton reuters.

Aktualisht, autoritetet e dyja vendeve nuk raportojnë për dëme materiale apo të lënduar. /Telegrafi/

Exit mobile version