Site icon Telegrafi

Tërmet i ri në Turqi, nuk raportohet për viktima

Edhe një tërmet ka goditur shtetin turk pas atyre vdekjeprurësve të muajit shkurt të këtij viti.

Një tërmet me magnitudë 4.5 shkallësh të Rihterit ka goditur sot shtetin turk, raporton gazeta hurriyet.

Kështu ka bërë të ditur ueb-faqja e Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC), e cila ka dhënë edhe detajet e para.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej pesë kilometrash, 66 kilometra në veriperëndim të Kahramanmaras, një qytet me afro 400 mijë banorë.

Deri më tani nuk ka informacione për viktima, të lënduar apo dëme të materiale.

Lexo po ashtu Një tjetër tërmet me magnitudë 7.6 godet Turqinë

Kujtojmë se Kahramanmaras ishte epiqendra e dy tërmeteve shkatërruese me magnitudë 7.7 dhe 7.6, të cilët goditën Turqinë në fillim të vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version