Telegrafi

Tërmet i fuqishëm në brigjet e Meksikos

Një tërmet i fuqishëm prej 6.9 shkallësh ka goditur Meksikën në kufi me Guatemalën, menjëherë pas një sërë tërmetesh të vogla që goditën bregun e Paqësorit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

E Qendra Paralajmëruese e Tsunamit të Paqësorit ka thënë se në këtë fazë nuk ka rrezik tsunami.

Studimi Gjeologjik i SHBA-së tha se epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.9 ishte 8 km në jugperëndim të Tajumulco, Guatemalë. /Telegrafi/