Site icon Telegrafi

Tërmet i fuqishëm në Antalya të Turqisë – vijnë informatata e para

Një tërmet i fuqishëm raportohet se ka ndodhur në brigjet e Demre të Antalias, Turqi.

Sipas informacioneve nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) një tërmet me magnitudë 4.7 ka ndodhur në brigjet e rrethit Demre të Antalias.

Siç bëhet e ditur më tej, tërmeti ka ndodhur në orën 16:55, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë thuhet se thellësia e tërmetit ishte rreth 35 km.

Në deklaratën e bërë nga AFAD është thënë se “për momentin, nuk ka asnjë situatë negative pas tërmetit me magnitudë 4.7 që ndodhi në orën 16.55 në Mesdhe, në brigjet e rrethit Demre të provincës Antalia. Përpjekjet e skanimit në terren po vazhdojnë…”.

Ndërsa guvernatori i Antalias, Hulusi Şahin tha në deklaratën e tij pas tërmetit: “Meqë ishte në det, ndikimi i tij u ndje më pak. Nuk u raportua asnjë situatë negative. Kjo është Demre, është një zonë turistike, nuk ka ndërtesa të larta”. /Telegrafi/

Exit mobile version