Telegrafi

Tërmet i fuqishëm edhe sot në Kroaci

Një tërmet i fuqishëm ka goditur edhe gjatë ditës së sotme Kroacinë.

Sipas mediave vendase, përcjell Telegrafi, dridhjet janë ndier mjaft fortë edhe Rijeka, Vukovar, Split dhe në Zagreb.

Lexo po ashtu Tri tërmete të forta brenda një ore godasin Kroacinë – detajet dhe pamjet e para

Po sipas mediave kroate, dridhjet kanë zgjatur rreth gjysmë minute.

Siç bëhet e ditur më tej, fuqia e tërmetit ishte 6.3 shkallë të Rihterit dhe pas këtij tërmeti, kishte edhe një dridhje më të lehtë.

Sipas EMSC, epiqendra ishte 46 kilometra në juglindje të Zagrebit, diku rreth Petrinja.

Ndryshe, edhe gjatë ditës së hënë ishte raportuar për tri dridhjet të tokës në Kroaci. /Telegrafi/