Përzgjedhësi i Turqisë, Fatih Terim, ka folur pas takimit mes Kosovës dhe kombëtares së tij.
Përfaqësuesja jonë pësoi humbje prej 1-4 nga kombëtarja turke në kuadër të eliminatoreve të Botërorit ‘Rusia 2018’.
Në deklaratën e tij, Terim i ka falënderuar tifozët shqiptarë për mikpritjen.
“I falënderoj të gjithë shqiptarët për mikpritjen. Nuk ishte një lojë e lehtë për ne kundër Kosovës”.
“Por, fitorja jonë dhe ajo e Islandës kundër Kroacisë, na jep mundësi që të shpresojmë për kualifikim direkt”, ka deklaruar Terim. /Telegrafi/