Një i moshuar është mbytur nga një tufë hienash në Zimbabve, pasi u tërhoq nga shtrati derisa ishte duke fjetur.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, njeriu i cili u identifikua nga autoritetet si 87-vjeçari, Tendai Maske, ishte tërhequr zvarrë rreth 300 metra nga kasollja e tij prej druri.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur të hënën në mbrëmje në rajonin rural të Chirumanzu në Zimbabve qendrore.
Në kohën kur trupi i Maskas u zbulua nga fshatarët, gjysma e tij e poshtme ishte zhdukur.
Autoritetet aktualisht po përpiqen t’i kapin kafshët në një përpjekje për t’i eliminuar ato, sipas Tinashe Farawo, zëdhënëse e Zimbabve Parks dhe Autoritetit të Menaxhimit të Kafshëve të Egra. /Telegrafi/