Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH) ka përfunduar me pastrimin dhe tamponimin e 71 rrugëve me gjatësi prej 15.700 km dhe pastrimin e kanaleve dhe përrockave me gjatësi prej 8.6 km në Creshovë, Smilkovcë, Bullaçan, Bërnjarcë, Haraçinë, Hasanbeg, Kamnik, Stakovcë, Rashtan dhe Inxhikovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këto të dhëna u shpalosën nga drejtori i DMSH-së, Shaban Saliu, duke njoftuar se kjo drejtori i ka tërhequr 96 automjetet e angazhuara për pastrik, ndërkaq puna është kryer nga 3400 punëtorë. Saliu bëri të ditur se janë sanuar, dezinfektuar dhe deratizuar mbi 400 shtëpi.
Duke shprehur edhe njëherë ngushëllimet e tija, Shaban Saliu bëri të ditur se ende nuk është gjetur foshnja 16 muajshe./Telegrafi/