Sekuenca e pazakontë e numrave e tërhequr në lotarinë kombëtare të Republikës së Afrikës së Jugut ka shkaktuar polemika të shumta dhe shumë dyshojnë se bëhet fjalë për një mashtrim, shkruan BBC.
Numrat 5, 6, 7, 8, 9 dhe 10 u ‘vizatuan’ në lotarinë kombëtare Powerball.
Shanset për të fituar çmimin më të lartë në këtë lotari janë 1 kundrejt 42,375,200, transmeton Telegrafi.
Shanset për të nxjerrë numra të tillë janë të njëjta si për çdo kombinim tjetër, por shumë po e shohin këtë si një mashtrim.
Por është e rëndësishme të theksohet se deri në 20 persona gjetën kombinimin fitues dhe secili prej tyre fitoi një shumë prej 2 milionë e 300 mijë euro.
Shumë në mediat sociale e quajtën këtë si mashtrim. Një përdorues i Twitter tha se nuk kishte asnjë shans që të ishte një rastësi, dhe disa po bënin thirrje për një hetim mbi biletat fituese. /Telegrafi/
Jackpot R114M. 20 people won. That’s no coincidence. 20 people discussed this and shared that jackpot equally. R114M/20 = R5,7M. Absolutely no way in hell that’s a coincidence @sa_lottery #LOTTO #PowerBall @NationalLottoSA pic.twitter.com/xXATMMuQmA
— uDelicious_ (@Monsieur_Lungaz) December 2, 2020