Familjarët i kanë tërhequr trupat e dy shtetasve të Kosovës, Kushtrim Hoxha, 28 vjeçar nga Prizreni dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeçar nga fshati Celinë – Komuna e Rahovecit të cilët javën e kaluar ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Hungari.
Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, axha i tashmë të ndjerit, Kushtrim Hoxhës, Bashkim Hoxha.
Në postimin e tij thuhet se varrimi i tyre do të bëhet të enjten në varrezat e lagjes në Petrovë të Prizrenit.
“Procedurat e tërheqjes së trupave të pajetë nga morgu i një spitali në Hungari, të Kushtrim Hoxhës dhe dhëndrit Jetmir Rexhepi janë kryer sot para dite.
Varrimi i Kushtrimit do të bëhet nesër me drekë (11.01.2024) në varrezat e lagjes në Petrovë të Prizrenit”, ka shkruar Hoxha. /Telegrafi/