Telegrafi

I tërhequr prej tri vitesh nga muzika, Big Basta: Në Shqipëri pa të drejta autori, pa pension artistik dhe pa asnjë përkrahje nga shteti

Big Basta (Foto: Instagram)

Reperi i njohur nga Shqipëria, Big Basta, prej thuajse tre vitesh ka bërë një tërheqje nga muzika.

Artisti, i njohur për hitet “Unë e dua barin” dhe “Boom”, së fundmi ka treguar arsyen e largimit të tij për kaq kohë të gjatë.

Në një postim që ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale, ai thekson se u largua nga muzika shqiptare për të ardhmen e tij dhe të familjes – marrë parasysh mënyrën se si paguhen apo trajtohen artistët në vend.

https://www.facebook.com/GeraldXhari/photos/a.497030893708348/3405475776197164/?type=3&theater

Ky është postimi i plotë i reperit (pa ndërhyrje):

“3 vjet e gjys shkeputje nga muzika Shqiptare, per te ardhmen time dhe familjes sime. Qe kur te shkoj 45-50vjec tmos kerkoj per pune ne RTSH dhe te jem ne gjendje te perballoj pleqerine.

Ne Shqiperi, prape pa te drejta autori, prape pa pension artistik, prape pa asnje suport nga shteti(e pate vete ne kohen me te veshtire) dhe prap me MUT e bejne duke bere kenge aspak me vlera.

Qellimisht po peshtyhet mbi ate vend, turp!”.

 

Kujtojmë që Big Basta që një kohë jeton dhe vepron në Zelandë të Re së bashku me gruan e tij, këngëtaren Vesa Luma dhe djalin Lianin. /Telegrafi/