Telegrafi

Tërheqëse në stil dhe me pamje magjepsëse – imazhe ekskluzive nga klipi më i ri i Argjentina Ramosajt

Këngëtarja Argjentina Ramosaj të martën në orën 18:00 do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor “A ma jep?”

Bëhet fjalë për një këngë të re me klip, i cili do ta sjell këngëtaren më ndryshe në stil dhe dukje.

Javë më parë kanë përfunduar xhirimet e këtij klipi në qytetin e Shkodrës, ku si prapavijë e klipit janë përzgjedhur peizazhet e bukura që të ofron ky qytet atraktiv.

Telegrafi ka përcjell nga afër xhirimet dhe ju sjell në vazhdim fotografi ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve, të cilat tregojnë dukjen e këngëtares Ramosaj në klipin e saj të ri.

Argjentina Ramosaj në xhirimet e klipit të ri

E thjeshtë dhe në harmoni me natyrën, Argjentina do të vijë si një personazh përrallash në këtë klip pranveror.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Entermedia, të cilët kanë punuar me përkushtim në këtë projekt.

Kënga më e re e Argjentinës do të lansohet në YouTube në kanalin zyrtar të këngëtares, menaxhuar nga Bzzz.

Në vazhdim, mund të njiheni me disa prej pamjeve ekskluzive të klipit, të cilat vënë në pah elegancën, thjeshtësinë dhe dukjen magjepsëse të këngëtares Argjentina Ramosaj. /Telegrafi/