Telegrafi

Tërheqëse dhe në formë të mrekullueshme – Ana Kabashi bie në sy nëpërmjet imazheve të reja

Ajo vazhdon të jetë një personazh shumë i ndjekur në rrjete sociale e njëherësh dhe shumë e përfolur.

Bëhet fjalë për artisten nga Peja, Ana Kabashi, e cila këto kohë ka qenë në fokus të shtypit rozë.

Këngëtarja, e ndjekur nga 170 mijë njerëz vetëm në Instagram, ka marrë vëmendje me fotografitë e radhës.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Ajo shfaqet atraktive e në formë të mrekullueshme me një fustan dypjesësh blu të kombinuar me të zezë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Bluza me dekolte ia ka vënë në pah linjat trupore, për të cilat komentohet thuajse çdo ditë.

Ana Kabashi (Foto: Instagram)

Të shumta gjithashtu kanë qenë edhe komentet pozitive që ka marrë në hapësirën e dedikuar për këtë pjesë.

Ana ndryshe po punon prej muajsh për projekte të reja, që do të lansohen në vijim. /Telegrafi/