Telegrafi

Tërheqëse dhe me klas – këngëtarja Dhurata Ahmetaj: Po punoj në shumë projekte të reja, më prisni

Këngëtarja e njohur Dhurata Ahmetaj së shpejti do të sjellë projektin e saj të ri muzikor, pas një mungese mjaft të gjatë në tregun muzikor.

Në një prononcim për Telegrafin, Ahmetaj ka shpalosur ekskluzivisht detajet e këngës së re, duke treguar se ka zgjedhur të njëjtët bashkëpunëtorë.

“Kënga ime e re është një këngë verore me plot ritëm, është punuar nga Pluto në studion ‘Room6’, po të njëjtit bashkëpunëtorë të cilat krijuan dy këngët e mia të fundit “Gabim” dhe “D””, tha Dhurata për Telegrafin.

Dhurata Ahmetaj

Është kënga e parë që këngëtarja do të sjellë për vitin 2018, teksa në vazhdimin e bisedës për Telegrafin, tregoi se prurja më e rrallë e projekteve është një lloj forme që ajo ka zgjedhur të punojë në karrierën e saj.

“Në fakt unë kam zgjedhur të funksionoj në këtë formë, të punoj këngë më rrallë, nuk i dihet ndoshta dhe e përshpejtoj këtë ritëm në të ardhmen, por sidoqoftë unë ndihem mirë sa herë që e finalizoj një projekt timin, edhe më mirë ndihem kur përkrahësit e mi e presin me kritika pozitive”, thotë Dhurata Ahmetaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në vazhdimin e bisedës, këngëtarja tregoi edhe tematikën e këngës së re, duke cituar se është e ngjashme me ato të këngëve të kaluara.

“Kënga flet për dashurinë, dhe është një këngë shumë e ëmbël”, tregon Ahmetaj për Telegrafin.

Në përfundimin e bisedës, ajo thotë se kënga e re nuk do të jetë e vetmja për këtë sezonë, pasi është përkushtuar edhe në punën për projektet e reja pasuese.

“Ka shumë projekte, jo vetëm muzikore por edhe shumë reklama për kompani dhe produkte të ndryshme, meqenëse unë funksionoj shumë mirë në këtë pjesë”, ka përfunduar Dhurata Ahmetaj.

Telegrafi ka siguruar edhe disa fotografi ekskluzive nga xhirimet e klipit, ku këngëtarja si gjithmonë do të shfaqet atraktive dhe joshëse me pamjen e saj tërheqëse. /Telegrafi/