Telegrafi

Tërheqëse me bikini të zeza – Dua publikon video duke u hedhur nga anija me Anwar, teksa dëgjohet duke folur në shqip

(Foto: Instagram/dualipa)

Dua Lipa është duke i vazhduar pushimet me familjen e saj dhe të dashurin Anwar Hadid në bregdetit shqiptar.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka disa ditë që po qëndron në Shqipëri dhe me këtë rast ka vizituar disa nga vendet e atjeshme më turistike.

Telegrafi kishte arritur të sigurojë disa fotografi ekskluzive nga momenti i zbarkimit të 25-vjeçares në brigjet e Dhërmiut me një jaht luksoz, shoqëruar nga prindërit, vëllai dhe motra, si dhe i dashuri i saj.

(Foto: Screenshot/Instagram/dualipa)

Më pas, Dua ka shpërndarë një video në Instagram, në të cilën shfaqet duke u hedhur nga anija së bashku me Anwar.

Me këtë rast, ajo duket mjaft tërheqëse e veshur me bikini të zeza teksa e mban për dore partnerin e saj.

Ndërkohë që para hedhjes, këngëtarja dëgjohet duke folur në shqip: “Kristina a na incizon?”. /Telegrafi/