Një video që është duke qarkulluar në internet ka alarmuar policinë australiane, ku një peshkaqen shihet duke u tërhequr zvarrë me veturë, pasi shoferi që e ngiste e kishte lidhur me litar dhe po lëvizte me shpejtësi të madhe nëpër rrugë.
Videoja fillimisht ishte publikuar në profilin e peshkatarëve të Australisë në Facebook, ku peshkaqeni i mbuluar në gjak tërhiqej zvarrë nëpër rrugë, transmeton Telegrafi.
Por sipas pamjeve, peshkaqeni ishte i gjallë pasi lëvizte në disa sekuenca edhe pse i mbuluar në gjak. Ndërkaq, autorët e kësaj vepre dëgjohen duke u kënaqur.
Si rezultat i këtij veprimi, ministri australian Dave Kelly ka kërkuar nga autoritetet kompetente që të ndërmarrin gjitha masat e duhura, që të parandalohet përsëritja e një rasti të tillë. /Telegrafi/