Duket sikur Lionel Messi është ngopur nga fëmijët që e xhirojnë brenda makinës derisa pret në semafor pas stërvitjeve me Barcelonën.
Është bërë e zakonshme në muajt e fundit t’i shohësh fëmijët duke vrapuar drejt makinave të lojtarëve të Barcelonës për të xhiruar video, por këtë herë kapitenit Messi nuk i ka pëlqyer veprimi i tyre.
Messi shfaqi zemërim me zakonin tashmë të përditshëm të këtyre fëmijëve. 33-vjeçari e hapi dritaren e makinës dhe i qortoi fëmijët që e xhiruan.
😡 "𝗔 𝗠𝗘𝗦𝗦𝗜 𝗦𝗘 𝗟𝗘 𝗥𝗘𝗦𝗣𝗘𝗧𝗔" 😡
💣 Aficionados del @FCBarcelona_es INCREPAN a GRIEZMANN a la salida de la Ciudad Deportiva pic.twitter.com/sXjANVLZbt
— GOL PLAY (@Gol) November 19, 2020
“Pse vazhdoni të filmoni të njëjtën video, nëse tashmë e keni bërë këtë shumë herë?”, dëgjohet Messi duke qortuar fëmijët.
“A mendoni se është normale të bësh të njëjtën gjë çdo herë? Ndaloni. Tërë ditën e kaloni këtu”, ishte reagimi i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.
Tifozët mbetën të befasuar, duke thënë: “Na vjen keq Leo!”. /Telegrafi/
Well he's not wrong
Post covid these fans getting up close to the players is really disturbing after every training or match— RVénger (@R__venger) March 13, 2021