Gjesti i disa rekrutëve ushtarakë ka shkaktuar reagime në Greqi. Pas fotos së botuar në disa prej mediave greke dhe pas “stuhisë” së krijuar, ka reaguar edhe Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke.
Në foto shihen se janë disa ushtarë të rinj që kanë bërë simbolin e shqiponjës.
Autoritetet greke njoftojnë se janë identifikuar personat në foto. Ata janë rekrutuar javën e kaluar dhe po kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Messolongi të Greqisë.
Djemtë në foto me siguri janë shqiptarë dhe sipas kushtetutës së Greqisë shërbimi ushtarak është i detyrueshëm.
Duhet të kujtojmë se shërbimin e detyrueshëm ushtarak në shtetin fqinj e kryejnë të gjithë ata që marrin pasaportën greke.