Site icon Telegrafi

Terapia më e mirë e Cristiano Ronaldos, ndeshjet me kombëtaren (Foto/Video)

Football Soccer - Portugal v Faroe Islands - World Cup 2018 Qualifiers- Bessa stadium, Porto, Portugal, August 31, 2017. Portugal's Cristiano Ronaldo celebrates his third goal against Faroe islands. REUTERS/Rafael Marchante

Në shumicën e rasteve, pushimi për ndeshjet e kombëtareve është një maltretim për lojtarët.

Kalendari është shumë i ngjeshur me ndeshje. Sezonin e kaluar, Reali luajti 59 ndeshje. Në këtë sezon, ky numdër mund të rritet. Trajnerët nervozohen me ikjen e lojtarëve.

Sidoqoftë, për Cristiano Ronaldon ndeshjet me Portugalinë kanë qenë një injeksion i mirë fizik. Dhe, ka kulmuar për formën e tij me ndeshejt që filluan vetëm në gusht.

Ronaldo u përjashtua në ndeshjen e parë të Superkupës në Camp Nou. Ai u dënua me pesë ndeshje dhe kjo e ka lënë atë jashtë ndeshjeve shumë të rëndësishme.

Ai ka edhe dy ndeshje për t’i kryer si i suspenduar, këtë të shtunë ndaj Levantes në Bernabeu dhe vizita te Real Sociedadi.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Cristiano Ronaldos

Dënimi e ka penguar atë që të realizojë planin e programuar për t’u kthyer në formë. Ai u bë zëvëndësues në Super Kupën e Evropës në Shkup dhe në Superkupën ndaj Barcelonës, por ideja ishte që ai të startonte në ndeshjen kthyese.

Momenti i golit të parë të CR7 ndaj Ishujve Faroe – thjesht spektakolar

Cristiano planifikoi që të luante rreth 60 minuta në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe më 31 gusht, por ai është ndjerë mirë dhe luajti gjithë ndeshjen. Ai shënoi tri gola në këtë takim.

Më pas ai luajti sërish gjithë ndeshjen në sfidën ndaj Hungarisë në Budapest, një sfidë fundamentale në luftën për kualifikim. Portugalia varet nga vetvetja për t’u kualifikuar tutje në Kupën e Botës.

Shpirti dhe përkrahje sportive për Cristianon ka qenë e madhe, një terapi për frustrimin e pamundësisë për të luajtur sepse rikthimi në realitet do ta shohë atë në tribuna të shtunën ndaj Levantes.

https://www.youtube.com/watch?v=RlkOrShRwmI

Ai do ta ketë rastin që ta tregojë momentin e tij të mirë të mërkurën në Ligën e Kampionëve në hapje ndaj APOEL Nicosias. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=rfMwYzioct4

Exit mobile version