Site icon Telegrafi

Tera Madre Maqedoni-udhëtimi me shijet e ushqimit tradicional

Mbi 200 delegatë nga Maqedonia dhe Evropa, përfaqësuese të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Agjencisë për ushqim dhe veterinari, për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë dhe për promovimin dhe mbështetjen e turizimit, Ndërmarrjeve publike për menaxhim me kullota, ekspertë vendorë nga institute udhëheqëse shkencore dhe arsimore, si dhe përfaqësues të 30 organizatave lokale, do të jenë pjesë nga prezantimi i Tera Madre Maqedoni javën e ardhshme në Manastir, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky është manifestim i parë i madh i Slow Food Maqedoni, i cili do të jetë me karakter të hapur, nën moton ‘Rrjeti që inspiron ndryshime’ dhe do të mundësojë prezantim të biodiversitetit të ushqimit dhe të prodhimeve tradicionale ushqimore të Maqedonisë.

‘Tera Madre Maqedonia është udhëtim i përditshëm nëpër Maqedoni me ndihmën e shtijeve. Mbahet me qëllim që t’i kthehemi shijeve të vjetra, t’i edukojmë gjeneratat e reja se me kombinimin e kënaqësisë, ushqimit të mirë dhe përgjegjësisë, e garantojmë mbijetesën e shumë llojeve, rasave, prodhimeve dhe metodave të përpunimit, me çka sigurohet mbështetja e fermerëve të vegjël dhe të zhvillimit të qëndrueshëm në mjediset rurale’, thotë Emilija Nedelkovska nga Slow Food Maqedoni.

Një vend të veçantë në program zë edhe ‘Teatri i shijeve’ ku kuzhinierë të njohur, kuzhinierë të rinj të talentuar dhe besnikë të kuzhinës tradicionale do të prezantojnë aftësitë e tyre të gatimit para auditorit të gjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version