Site icon Telegrafi

Ter Stegen priti penalltinë e parë në La Liga me Barcën, katër të tjerat i ka mbrojtur në garat ndërkombëtare

(Foto: Eric Alonso/Getty Images/Guliver)

Marc-Andre ter Stegen ishte heroi i Barcelonës në pjesën e parë të ndeshjes kundër Valencias që u zhvillua të shtunën në Mestalla.

Pas një ndërhyrjeje nga Gerard Pique, Maxi Gomez e pati mundësinë ta kalonte skuadrën e tij në epërsi në minutat e para të ndeshjes, mirëpo portieri gjerman bëri një pritje të mrekullueshme duke ia mohuar një gjë të tillë.

Lexo po ashtu Valencia i jep leksion Barcelonës, triumfon në derbin e javës në La Liga

Kjo ishte penalltia e pestë që Ter Stegen e mbron si lojtar i Barcelonës, mirëpo ishte e para që ai e mbron në La Liga.

Pritjet tjera, 27-vjeçari i ka bërë në garat ndërkombëtare: kundër Celticut, Romës dhe Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve dhe një tjetër kundër Sevillas në Superkupën Evropiane të vitit 2018.

Megjithatë, përkundër pritjes së penalltisë dhe disa pritjeve tjera fantastike nga Ter Stegen, Valencia arriti ta mposhtte Barcelonën me dy gola të shënuar në pjesën e dytë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=35lx-6Y-YlI

Exit mobile version