Telegrafi

Ter Stegen e mbron penalltinë e gjuajtur nga Reus, Messi futet në lojë

Ndeshja mes Borussia Dortmundit dhe Barcelonës, po del të jetë interesante, ku Dortmund më shumë po e do fitoren.

Vendasit me të filluar pjesa e dytë, e fituan një penallti, me Jadon Sanchon që u ndal nga Semedo.

Por nga pika e bardhë gjuajtjen e Marco Reus e priti portieri Andre ter Stegen.

Ndërsa në minutën e 57-të në fushë është futur Lionel Messi duke e zënë vendin e talentit Atsu Fati.

Barcelona tani po kërkon të sulmojë që ta fitojë këtë ndeshje. /Telegrafi/