Barcelona është duke tentuar që të bëjë një shkëmbim befasues me Paris Saint-Germain me të përfunduar ky edicion.
Sipas asaj që raporton Diario Sport, Blaugranasit janë të gatshëm ta largojnë Marc Andre Ter-Stegen.
Skuadra katalunase nuk është e kënaqur me portierin gjerman dhe duan ta shkëmbejnë me Gianluigi Donnarumman.
Barcelona do ta ofrojë Ter Stegen te PSG për t’i marrë shërbimet e italianit që nuk po luan rregullisht në Parkun e Princave.
Një marrëveshje mes të dyja klubeve mund të ndodhë para se të përfundojë ky edicion, pasi kampioni i Ligue 1 nuk i beson edhe aq ish-anëtarit të Milanit.
Andaj, Barcelona synon që sa më parë të arrihet kjo marrëveshje, pasi gjermani po lë shumë për të dëshiruar në këtë edicion. /Telegrafi/