Telegrafi

Ter Stegen: De Gea është një nga portierët më të mirë në botë

Portieri i Barcelonë, Marc-Andre ter Stegen, e ka vlerësuar lartë David de Gean para ndeshjes së dytë ndaj Manchester Unitedit në çerekfinale.

Gjermani thotë se spanjolli është një nga lojtarët më të mirë te Djajtë e Kuq dhe këtë e ka treguar në vitet e fundit.

“Ai është një nga portierët më të mirë në botë. Po kalon në një sezon të mirë dhe ka treguar kualitete të mëdha për shumë vite”.

Lexo po ashtu Ish-sulmuesi i madrilenëve, Valdano: Real Madridi më mirë ta blejë Eriksenin se sa Pogbën

“Është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Manchester Unitedi këtë sezon”, ka thënë Ter Stegen.

Ndeshja e parë mes Barçës dhe Man Utd ka përfunduar me rezultat 0-1 në të mirë të skuadrës katalunase. /Telegrafi/